LLumar Shqiperi

Mesoni mbi historine e zyres se LLumar ne Shqiperi!

Dy ortakët në këtë biznes Elton Harito dhe Lordion Dengu kanë bërë të mundur prezencën e filmave profesionalë LLumar në tregun shqiptar që prej vitit 2017.  Z. Harito mbulon pjesën e këshillimit dhe sigurisë së cilësisë, ndërsa Z. Dengu ofron ekspertizën teknike të instalimit të filmave.  Filmat LLumar prodhohen nga Eastman Chemicals, kompania më e madhe në botë e prodhimit të polimerëve.  LLumar prodhohet VETEM në USA sipas standarteve rigoroze amerikane.  Përmban certifikimet e kërkuara nga tregu Amerikan dhe Europian.  Teknologjia e përdorur është ajo më e avancuara deri më sot.  Kjo bën diferencimin në përformancë, qartësi, cilësi dhe garanci shumë vjecare. 

Kompani të njohura në shqipëri na kanë dhënë besimin e tashmë janë klientët tanë kryesorë.  Jemi distributor dhe instalues të certifikuar nga LLumar. 

Raiffeisen bank, Intesa Sanpaolo bank, OTP, American hospital, organizatat e UN, ambasadat, One,  Rogner hotel e më së fundmi Arena dhe Marriott hotel janë disa prej kompanieve që na kanë besuar ne dhe LLumar në efiçensën e energjisë dhe filmave të sigurisë.

Në fushën e kujdesit për makina, kemi shumëllojshmëri filmash profesionalë për xhamat, disa lloje filmash për mbrojten e bojës nga gërvishtjet dhe produktet prestigjioze nga GTechniq për detailing. 

Stafi ynë është i trajnuar nga instruktorët e certifikuar nga LLumar.

Me një gamë të gjerë prej 48 lloje filmash ofrojmë profesionalizem në instalim, garanci nga vetë prodhuesi dhe përsosmëri në performancë.  Asnjë film sot për sot nuk i afrohet nivelit të cilësisë së LLumar në Shqipëri!  Kemi mundësi të testimit të performancës së filmit me pajisje specifike!

LLumar Albania
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie për t'ju ofruar përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Ai ruan informacione rreth cookies në shfletuesin tuaj dhe ofron veçori të tilla si njohja kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes së internetit janë interesante dhe të dobishme.